Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, shkon në 729 numri i të vdekurve

Ministria e Mbrojtjes e rajonit të Nagorni-Karabah tha të hënën se kishte regjistruar edhe 19 viktima të tjera në mesin e ushtrisë së saj, duke e çuar numrin e të vdekurve ushtarakë në 729 gjithsej, që kur luftimet me forcat azere shpërthyen më 27 shtator.

Luftimet janë shtuar në nivelin më të keq që nga vitet 1990, kur u vranë rreth 30 000 njerëz.

Edhe njëherë, në rajonin e diskutueshëm të Nagorni – Karabakut nisën përplasjet historike e tradicionale mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Azerbajxhani e kontrollon territorialisht këtë rajon, ndërsa armenët etnikë janë ata që realisht drejtojnë në Karabak.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?