Konflikti në Ukrainë, SHBA shpall sanksione të reja

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kundër 21 personave dhe nëntë kompanive që kanë lidhje me konfliktin e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës.

Kjo është përpjekja e fundit e Uashingtonit për të bërë presion mbi grupet e përfshira në mënyrë aktive në konfliktin katërvjeçar.

Sanksionet janë shpallur të premten nga Departamenti amerikan i Thesarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qysh në vitin 2014, kur Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë dhe kur ka nisur konflikti në lindje të Ukrainës midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë sanksionuar disa njerëz dhe kompani në Rusi, ashtu si dhe liderë separatistë, duke iu ngrirë asetet dhe duke iu ndaluar udhëtimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rrethin e fundit të sanksoneve, Departamenti i Thesarit goditi 11 njerëz të identifikuar si zyrtarë të lartë separatistë në Ukrainën lindore.

“Ky veprim nënvizon kundërshtimin e Qeverisë së SHBA-së ndaj okupimit rus të Krimesë dhe refuzimin e fuqishëm për të njohur aneksimin e gadishullit,” tha përmes një deklarate Departamenti amerikan i Thesarit.

Sanksionet po ashtu godasin disa zyrtarë rusë, përfshirë zëvendësin e ministrit të Energjisë Andrei Cherezov./REL/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?