Konflikti Rusi- Ukrainë, Zelensky telefonatë me Ramën: Shpresojmë për armëpushim në Donbas
Konfilkti Rusi- Ukrainë është rindezur këtë shtator teksa pala ruse shkeli sërish marrëveshjen, por jo për herë të parë.
Për këtë arsye, Presidenti ukrainas Zelensky ka telefonuar Ramën, i cili në cilësinë e kryetarit të OSBE është zotuar që në krye të axhendës është zotuar për të gjetur një rrugë marrëveshjeje mes këtyre dy vendeve.
Por ndërkohë Zelensky falënderon Ramën që kupton dhe mbështet përpjekjet e Ukrainës, teksa nga ana tjetër kryeministri shqiptar ndjen keqardhje që mungon e njëjta sjellje nga pala tjetër, Rusia. Po ashtu Zelensky ka shprehur hapur dëshirën për një armëpushim në zonën e luftës, Donbas dhe pikërisht kjo ishte tema kryesore, mbi përpjekjet për paqe që janë mbështetur fuqimisht nga Edi Rama.
Në fund kryeministri shqiptar e ka ftuar Zelenskyn për një vizitë në Shqipëri.
STATUSI NGA ZELENSKY
Mirënjohës ndaj Edi Ramës që kupton se sa përpjekje dhe guxim i kushton popullit ukrainas rruga drejt lirisë.
Ne gjithashtu ndjejmë keqardhje për mungesën e lëvizjes së ndërsjellë të palës së kundërt në këtë drejtim.
Faleminderit OSBE për mbështetjen dhe shpresojmë për armëpushim në Donbas.
Grateful to @ediramaal for understanding how much efforts and courage the road to peace cost to the Ukrainian people. We also regret the lack of mutual movement of the opposite side in this direction. We thank @OSCE for support and hope to enjoy the ceasefire in #Donbas.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) September 11, 2020