Konflikti SHBA-Iran? Von der Leyen: Pa dialog dhuna nuk ndalet, duhet tryezë e përbashkët

Gjatë konferencës me donatorët, Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, ka thënë se konflikti SHBA-Iran tashmë i ndezur prej vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani mund të zgjidhet me dialog.

Von der Leyen u shpreh e gatshme të kontribuojë në një tavolinë të përbashkët mes palëve në konflikt pasi sipas saj, pa dialog dhuna nuk ndalet. Ajo shtoi se BE ka një reputacion mjaft të mirë përsa i përket bisedimeve.

“Të kesh një Europë me influencë më të fortë duhet të marrim disa çështje në konsideratë. Duhen përcaktuar standartet dhe proceset. Pra të kesh influencë duhen disa forca të ndryshme. Kriza në Lindjen e Mesme.Kur bëhet fjalë për rritje të dhunës duhet ta ndalojmë atë nëse bisedimet nisin, të ndalim dhunën mes bisedimeve.

Nëse nuk do ta bëjmë një gjë të tillë atëhere e pamundur që dhuna të ndalojë. BE ka një reputacion mjaft të mirë dhe ka vërtetuar me kohën plot gjëra dhe i kemi bërë pikërisht nëpërmjet dialogut. Për t’i dhënë fund dhunës duhet dialogu. Do të bëhemi edhe më të besueshëm duke e bërë këtë gjë. Na duhet një tavolinë e përbashkët mes palëve në konflikt”,- tha Von der Leyen.

SHKARKO APP