Kongresi Botëror i Hebrenjve i bën thirrje Bullgarisë të ndalojë marshimin nazist

Kongresi Botëror i Hebrenjve (World Jewish Congress, WJC) i bëri thirrje Bullgarisë të dënojë marshimin neo-Nazist, i parashikuar më 13 shkurt.

Peticioni i paraqitur nga presidenti i WJC, Robert Zinger, është firmosur nga 175 mijë persona në mbarë botën dhe 2 mijë bullgaro-hebrenj dhe ju prezantua Kryeministrit të Bullgarisë, Bojko Borisov.

Peticioni i bën thirrje Kryeministrit bullgar, të ndalojë marshimin vjetor në nder të liderit të ekstremit të djathtë, gjeneralit Hristo Lukov, i cili çoi 11,343 hebrenj në kampion e vdekjes në Treblinka gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?