FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Konsiderohet kafshë seksuale, krimet e tij janë të tmerrshme

Një kafshë seksi e cila përdhunoi një grua që po qante, pastaj me shpejtësi bëri një postim në Facebook ndaj policisë, duke shkruar: “Më kap, nëse mund ta bësh derrkuc”.

Ben Waterman është dënuar me 12 vite burg, pasi është gjetur fajtor për disa akuza. Një gjykatë dëgjoi se 21-vjeçari i shkaktoi viktimës së tij një përvojë të tmerrshme, duke e sulmuar dhe hedhur objekte para dhe pas përdhunimit të saj.

Ai gjithashtu ka kryer një tjetër vepër të rëndë seksuale, me gruan e lënë kaq të traumatizuar, saqë ajo nuk del dot më gjatë natës apo e vetme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykatësit iu tha se krimet e Waterman përfshin edhe një sulm ndaj një gruaje shtatzënë tre ditë para se ajo të lindte, duke i shkaktuar gjakderdhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në incident tjetër, ai goditi syrin e një gruaje, sulmoi një mbikëqyrës dyqanesh, pasi kërcënoi të hidhte në erë lokalet, dhe vodhi një kuletë në një dyqan tjetër.

Policia e përshkroi Waterman, nga Hull lindore në Britani, si “të rrezikshëm” dhe zbuloi se i kishte tallur ata në Facebook ndërsa ishte në arrati.

Ai kishte postuar në rrjetin social: “Më kap nëse mund të bësh derrkuc. Kam qenë në Preston Road një muaj. Hapni sytë djemë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?