Konspiracionet për vaksinën anticovid, Clinton, Bush dhe Obama do ta bëjnë publikisht gjilpërën
Në mediet amerikane dhe më gjerë ka sondazhe të ndryshme që tregojnë mbi nivelin e besueshmërisë te vaksina e re antiCovid. Sondazhet tregojnë se të paktën një e treta e amerikanëve hezitojnë ta marrin vaksinën, ku amerikanët me ngjyrë janë më hezitues se të tjerët. Pikërisht për këtë arsye, presidentët amerikanë Klinton, Bush dhe Obama kanë vendosur që ta bëjnë vaksinën publikisht për të inkurajuar qytetarët amerikanë.
Teksa ka një publik të gjerë që beson te teori të ndryshme të konspiracionit mbi vaksinat kundër pandemisë së Koronavirusit që ka kapluar botën, presidentët amerikanë Klinton, Bush dhe Obama kanë vendosur që ta bëjnë injeksionin publikisht për të inkurajuar qytetarët amerikanë.
Ish Presidenti Barack Obama tha gjatë një interviste se ai do të vaksinohej përpara kamerave sapo të ketë një vaksinë gati.
“Ju premtoj që kur të kemi edhe vaksinën për ata që janë më pak të rrezikuar, unë do ta injektoj atë në TV ose ta filmoj veten, në mënyrë që njerëzit të dinë që unë i besoj shkencës” tha Obama gjatë intervistës.
Edhe paraardhësi i Obamës në Shtëpinë e Bardhë, ish Presidenti George W. Bush tha se është gjithashtu i gatshëm të marrë vaksinën përpara kamerave.
Shefi i stafit të ish presidentit Bush tha për rrjetin amerikan CNN se Bushi kërkon të ndihmojë në promovimin e vaksinës. “Së pari, vaksinat duhet të konsiderohen të sigurta dhe të administrohen në popullsinë që ka përparësi. Pastaj, Presidenti Bush me kënaqësi është shprehur se do ta bëjë gjilpërën përpara kamerave.” – , tha Freddy Ford për CNN.
Nismës i është bashkuar edhe Bill Clintoni. Sekretari i shtypit i ish-presidentit Bill Clinton, gjithashtu i tha CNN –it se presidenti është i gatshëm të vaksinohet kundër COVID-19-ës përpara kamerave.
“Presidenti Clinton patjetër do ta bëjë vaksinën sa më shpejt që të jetë në dispozicion të tij, bazuar në përparësitë e përcaktuara nga zyrtarët e shëndetit publik,” tha zëdhënësja këtë të Mërkurë për CNN-in. “Dhe ai do ta bëjë atë përpara kamerave, nëse do të ndihmojë në nxitjen e të gjithë amerikanëve të bëjnë të njëjtën gjë.”
Kompani të shumta farmaceutike po punojnë për të aprovuar vaksinën nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA. Pfizer është një nga kompanitë lider që po kërkon gjithashtu miratimin e përdorimit të vaksinës nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave. Prodhuesi i barnave thotë se vaksina e saj ka një normë efikasiteti prej 95%.
Por, në mediet amerikane dhe më gjerë ka sondazhe të ndryshme që tregojnë mbi nivelin e besueshmërisë te vaksina. Sondazhet tregojnë se të paktën një e treta e amerikanëve hezitojnë ta marrin vaksinën, ku amerikanët me ngjyrë janë më hezitues se të tjerët.