Kontradikta me shifrat në Britani, por zyrtarisht janë 30 mijë e 615 viktima nga COVID-19, Raab: Çdo masë lehtësimi do jetë modeste

Britania ka kontraditka sa i përket shifrave të COVID-19 pasi dje përllogariti 32 mijë viktima kurse sot 30 mijë e 615 por kjo nuk e heq nga kryesimi në Europë si vendi me më shumë viktima.

Sot në një konferencë për shtyp, Sekretari i Parë i Shtetit, Dominic Raab deklaroi se çdo masë lehtësimi do të jetë modeste duke hedhur poshtë edhe mundësinë e hapjes shkollave në Uells, vendi më pak i goditur në Mbretërinë e Bashkuar prej COVID-19.

Madje Raab tha se qeveria do jetë e kujdesshme pasi nëse sheh që qytetarët nuk kanë vullnet të respektojnë masat pas lëshimeve të vogla do i kthejnë mbrapsht.

SHKARKO APP