Kontrata 10 miliardë dollarë e Pentagonit – Amazon mund të sfidojë vendimin për t’ia dhënë Microsoft
Gjiganti i shitjeve në rrjet, Amazon, pritet të vendosë në javën e ardhshme nëse do luftojë vendimin e Pentagonit për të kontraktuar Microsoft për biznesin “cloud” për 10 miliardë dollarë.
Ekspertët presin një sfidë ndaj lajmërimit të Departamentit të Drejtësia, veçanërisht pasi presidenti Donald Trump përqeshi në mënyrë publike ofertën e Amazon për kontratën. Në muajin Korrik, Trump tha se administrata po shqyrton ofertën e Amazon, pas ankesave nga shumë kompani.
Trump ka kritikuar disa herë Amazon dhe themeluesin e kompanisë, Jeff Bezos, që zotëron edhe Washington Post.
Për thuajse 1 vit, procesi i dhënies së kontratës për Infrastrukturën e Përbashkët të Mbrojtjes ka krijuar një përballje mes Amazon, Microsoft, Oracle dhe IBM dhe ka përfshirë dyshime për konflikt interesi, sfida ligjore dhe lobim. Amazon deklaroi se është habitur nga vendimi.
Sipas analistëve, Amazon ka 2 mundësi; mund të shkojë te Zyra e Llogaridhënies e Qeverisë së SHBA, ose tek Gjykata e Pretendimeve Federale.
Amazon ka tre ditë kohë që të kërkojë informim, ku përfshihet shpjegimi i qeverisë se pse nuk fitoi kontratën. Pasi Pentagoni t’i përgjigjet Amazon, kompania ka 5 ditë kohë për të protestuar vendimin.