Konventa për votimin e Trump, republikanët amerikanë i mbyllin derën medias

Në fund të muajit gusht republikanët amerikanë do të mbajnë konventën e tyre në Charlotte të Karolinës së Veriut.

Por, kjo konventë është bërë ka shkaktuar shumë polemika në SHBA. Arsyeja e këtyre polemikave është bërë vendimi i tyre për ta zhvilluar konventën pa praninë e medias.

Ky është një rast i paprecedentë në Amerikë, ndërsa organizatorët janë kritikuar nga drejtuesit e mediave. Ndërkohë, organizatorët e konventës kanë deklaruar se ky vendim ka ardhur në kuadrin e masave të distancimit për shkak të pandemisë COVID-19.

Në këtë konventë delegatët e Partisë Republikane do të votojnë për të nominuar formalisht Donald Trump për të garuar në zgjedhjet e 3 nëntorit për një mandat të dytë.

Megjithatë, bëhet me dije se transparenca nuk do të mungojë pasi i gjithë procesi i votimit do të transmetohet drejtpërdrejtë online.

SHKARKO APP