KORE E JUGUT – Moon fillon mandatin e presidentit
Moon Jae-In, ish-avokat i specializuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut filloi sot mandatin e presidentit të Koresë së Jugut për pesë vitet e ardhshme pasi u zgjodh një ditë më parë, sipas Komisionit Zgjedhor.
“Moon, i cili konkuronte nën ngjyrat e Partisë Demokrate të qendrës së majtë fitoi 41,10 për qind të votave nga 24,03 për qind për rivalin e tij, konservatorin, Hong Joon-Pyo.
“Ceremonia e tij e betimit do të zhvillohet pasdite rreth orës 03:00 GMT në Asamblenë Kombëtare”, theksoi agjencia e lajmeve Yonhap.
KOHA JONË SONDAZH

