KORE E VERIUT – Pheniani akuzon CIA-n për komplot për vrasjen e Kim Jong-Un
Pheniani akuzoi sot CIA-n për një komplot për vrasjen e liderit koreano-verior, Kim Jong-Un, në një komunikatë të publikuar nga agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve KCNA, mes tensioneve në gadishull.
”CIA dhe shërbimet sekrete koreano-jugore kanë përgatitur një komplot vicioz duke përfshirë substancat biokimike për vrasjen e drejtuesit koreano-verior gjatë ceremonive në Phenian”, konfirmon në komunikatë ministri koreano-verior për Sigurinë e Shtetit.
Para pak ditësh, presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi se ishte i gatshëm të takonte drejtuesin koreano-verior, Kim Jong-Un nëse krijoheshin kushtet, një deklaratë që vjen në një kohë që Pheniani kërcënon për kryerjen e testit të gjashtë bërthamor.
KOHA JONË SONDAZH

