Korea e Jugut nis testimet e Covid-19 te macet dhe qentë

Autoritetet shëndetësore të Koresë së Jugut kanë thënë se macet dhe qentë nuk janë përjashtim nga rregullat e testimit dhe karantinës së Covid-19. Thirrja e qeverisë për tu bërë testin e Covid kafshëve shtëpiake për koronavirusin erdhi pasi një kotele doli pozitive me Covid në qytetin juglindor të Jinju.

Autoritetet shëndetësore të Koresë së Jugut kanë nisur testimet mbi macet dhe qentë për të parë nëse kanë qenë në kontakt me dikë të infektuar me Covid-19. Kjo masë e autoriteteve të Koresë së Jugut është marrë pasi Britania sugjeroi se dhe kafshët duhet të vaksinohet pasi dyshohet se ato mund të transmetojnë virusin te njerëzit.

Ndërkohë, ekspertët kanë sugjeruar se sapo të vaksinohet e gjithë popullsia e vendeve të fillojë dhe vaksinimi i kafshëve në mënyrë që virusi të zhduket plotësisht. Gjithashtu, autoritetet kanë thënë se nëse kafshët rezultojnë pozitive me Covid-19, në mënyrë të menjëhershme të izolohet dhe pronari i tyre. Vlen të thuhet se OBSH-ja më herët ka thënë se transmetueshmëria e virusit ka nodhur më shpesh nga njerëzit te njerëzit, por ka pasur dhe raste kur këta të fundit janë infektuar nga kafshët.

SHKARKO APP