Korea e Veriut kërcënon SHBA

Koreja e Veriut vazhdon të kërcënojë SHBA-në. Pavarësisht se po punohet në mënyrë diplomatike, Koreja e Veriut ka dhënë sinjalet se është duke përgatitur raketën më të madhe bërthamore e cila do të arrijë deri në bregun lindor të SHBA.

Koreja e Veriut përjashton diplomacinë dhe bisedimet, ata kanë deklaruar se: “Përpara se të angazhohemi në diplomacinë e administratës Trump, ne duam të dërgojmë një mesazh të qartë se forcat Ushtarake të Koresë së Veriut kanë një aftësi të besueshme mbrojtëse dhe për të luftuar çdo agresion nga Shtetet e Bashkuara” thanë zyrtarë të Koresë së Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, në një deklaratë  javën e kaluar tha se amerikanët duhet të shqetësohen për aftësinë e Koresë së Veriut për të arritur në Shtetet e Bashkuara me një raketë balistike ndërkontinentale, ai tha se kërcënimi po rritet, pavarësisht se po punohet për të arritur në marrëveshje nëpërmjet diplomacisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas CNN-së kombi koreano-verior aktualisht nuk është i interesuar për diplomacinë me SHBA-në derisa ta arrijë këtë qëllim, që të tregoj fuqinë e tij. /Marrë nga CNN,

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?