Korea e Veriut: Plani për sulmin kundër Guamit, gati në mes të gushtit

Koreja e Veriut thotë se plani për të lëshuar katër raketa në territorin amerikan të Guamit do të jetë gati së shpejti.

Media shtetërore thotë se raketat e tipit Hwasong-12 do të kalojnë mbi Japoninë dhe do të ulen në det, rreth 30 km larg Guamit, në rast se plani aprovohet nga lideri i vendit, Kim Jong-un.

Vetëm një ditë më parë, vendi lajmëroi se po planifikonte një sulm kundër ishullit të Guamit, që është shtëpi e bazave ushtarake të Shteteve të Bashkuara, bombarduesve strategjikë dhe e rreth 163,000 personave. Sipas një deklaratë të mëvonshme të publikuar nga media shtetërore, ushtria pritet të kompletojë planin në mes të gushtit dhe t’ia prezantojë liderit të vendit për aprovim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky kërcënim i Penianit vjen në një kohë kur beteja verbale me Uashingtonin intensifikohet. Më herët gjatë javës, presidenti Donald Trump deklaroi se Koreja e Veriut do të goditej me zjarr dhe furi në rast se vijonte kërcënimet ndaj SHBA-së. Uashingtoni ka paralajmëruar Veriun se të tilla veprime mund të nënkuptojnë edhe fundin e regjimit të liderit Kim Jong-un. Sipas sekretarit amerikan të mbrojtjes Jim Mattis, Peniani do të mundet thellë në rast të angazhimit në një luftë kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson, i cili vizitoi ishullin e Guamit më herët, ka kërkuar të sigurojë amerikanët se Koreja e Veriut nuk paraqet një kërcënim të afërt. Tillerson shpreson se një fushatë e presionit global, me përfshirjen e Kinës dhe Rusisë, do të çojë në një dialog me Penianin “për një të ardhme ndryshe”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?