Korea e Veriut rrit presionin: Raketa e testuar mund të arrijë në SHBA

Korea e Veriut ka konfirmuar se ka testuar me sukses një raketë me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi, të llojit të ri, dhe paralajmëroi SHBA se janë në “sferën e saj” për sulme dhe se raketa e testuar mund të arrijë në SHBA.

Agjencia koreane e lajmeve KCNA tha se raketa e testuar ka kapacitet për të bartur kokë të rëndë bërthamore. Burimi i njëjtë tha se prova, e kryer të dielën, është mbikëqyrur nga lideri korean, Kim Jong Un, i cili ka thënë se SHBA nuk duhet të gjykojë keq aftësinë ushtarake të Phenjanit.

Provat e vazhdueshme raketore të Koresë së Veriut këtë vit kanë shkaktuar alarm ndërkombëtar dhe kanë rritur tensionet midis Phenjanit dhe Uashingtonit. SHBA dhe Japonia kanë bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të marrë masa rreth veprimeve të pakontrolluara nga Korea e Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?