Koreja e Jugut jep miratim për përdorimin e vaksinës AstraZeneca
Koreja e Jugut njoftoi se ka miratuar vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19 për të gjithë qytetarët.
Agjencia e lajmeve “Yonhap” njofton se Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave ka miratuar dy doza të plota të kompanisë AstraZeneca me kusht që kompania të sigurojë të dhëna të mëtejshme mbi fazat e treta të provave klinike për të rriturit mbi 18-vjeç.
Ndërkaq, Ministria këshilloi qytetarët mbi moshën 65-vjeç për mos marrjen e vaksinës pasi nuk ka të dhëna të mjaftueshme.
Koreja e Jugut e cila për herë të parë ka miratuar vaksinën kundër COVID-19, planifikon që më 26 shkurt të fillojë procesin e vaksinimit.
Agjencia e Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KDCA), tha se rreth 776.900 njerëz, përfshirë punëtorë me rrezik të lartë si punonjësit e kujdesit shëndetësor do të marrin dozat e tyre të para të vaksinës AstraZeneca.