Koreja e Jugut pezullon përkohësisht AstraZeneca për personat nën 60 vjeç
Koreja e Jugut do të pezullojë përkohësisht vaksinën AstraZeneca për personat nën 60 vjeç ndërsa ka miratuar Johnson & Johnson në një përpjekje për të përshpejtuar procesin e vaksinimit.
Agjencia Europiane e Barnave (EMA) pritet të shpallë rezultatet e rishikimit të rasteve të mpiksjes së gjakut te disa pacientë që mund të lidhen me AstraZeneca.
Polemika globale rreth efikasitetit dhe efekteve anësore të disa vaksinave Covid-19 ka shkaktuar disa vonesa në fushatën e vaksinimit të Koresë së Jugut. Vendi filloi fushatën e vaksinimit në fund të shkurtit me synimin për të arritur imunitetin e tufës në nëntor.
Koreja e Jugut raportoi 668 raste të reja të martën, numri më i lartë i rasteve që nga 8 Janari. /abcnews.al