Koreja e Jugut raporton numrin më të ulët të infeksioneve! Rriten shpresat për kontrollin e virusit

Koreja e Jugut ka raportuar numrin më të ulët të rasteve të reja të koronavirusit, pasi shkalla e infeksionit arriti kulmin para katër javësh, duke nxitur shpresën se shpërthimi më i keq i Azisë jashtë Kinës mund të jetë duke u zvogëluar.

Vendi regjistroi 64 raste të reja të Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 8,961 me 111 vdekje.

Por zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë kundër vetëkënaqësisë, duke thënë se vendi ende përballet me një luftë të gjatë kundër infeksionit.

Evropa aktualisht është në qendër të pandemisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë  ka bërë thirrje që kontinenti i Evropës të marrë shembuj nga Azia për të përballuar luftën ndaj koronavirusit.

Italia raportoi 651 vdekje të reja të Dielën, duke e çuar totalin në 5,476, ndërsa Spanja shtoi 462 të tjerë vdekje në 24 orët e kaluara për gjithsej 2,182.

SHKARKO APP