Koreja e Veriut dështon, raketa blastike shpërthen pak sekonda pas nisjes
Koreja e Veriut ka dështuar të nisë një raketë nga bregu lindor i vendit, kanë konfirmuar zyrtarët ushtarakë të Koresë së Jugut dhe ata amerikanë , një ditë pasi Pheniani paralajmëroi SHBA-në.
BBC shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmuan se një raketë balistike shpërtheu disa sekondat pas nisjes.
Disa orë më parë, Koreja e Veriut organizoi një parakalim masiv të raketave me rreze të gjatë balistike në një paradë të madhe ushtarake në Phenian.
Koreja e Veriut ka kryer tashmë pesë teste bërthamore dhe një sere nisjesh raketash, në kundërshtim me rezolutat e OKB-së.
Zhvillimi i fundit vjen ndërkohë që Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence niset drejt kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seulit, ku pritet të diskutojë mënyrën më të mirë për t’u marrë me raketat e Koresë së Veriut dhe programet e saj bërthamore.
KOHA JONË SONDAZH

