FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Koreja e Veriut kërcënon SHBA: Do pësoni “dhimbjen më të madhe” që keni ndjerë ndonjëherë

Koreja Veriore thotë se Shtetet e Bashkuara do të pësojnë “dhimbjen më të madhe” që e kanë pasur ndonjëherë, nëse kanë sukses në përpjekjet për imponim të sanksioneve më të ashpra kundër Phenianit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ministria e jashtme e Koresë Veriore sot ka kumtuar se ky vend “është i gatshëm dhe ka vullnet për ta përdorë çfarëdo forme të mjetit të fundit” kundër Shteteve të Bashkuara dhe se masat do t’i shkaktojnë Amerikës “dhembjen më të madhe dhe vuajtje që asnjëherë nuk i ka përjetuar në historinë e saj”, shkruan “rel”.

Kombet e Bashkuara tashmë e kanë miratuar kërkesën e Uashingtonit që sot të votohet për sanksione të reja kundër Koresë Veriore, për shkak të mosrespektimit të rezolutave të Kombeve të Bashkuara, lidhur me programet e ndaluara atomike dhe të raketave balistike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është e qartë nëse Rusia ose Kina, që është aleati kryesor i Koresë Veriore, do t’i mbështesin masat e reja të ashpra kundër Phenianit, pasi Moska dhe Pekini kanë të drejtë të vetos në Këshillin e Sigurimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?