Koreja e Veriut “kërcënon” SHBA-të me paradën ushtarake të raketave
“Do t’i përgjigjemi një lufte totale me një luftë totale dhe një lufte nukleare me forcën tonë të një sulmi bërthamor”.
Kështu është shprehur Choe Ryong-hae, pushtetari i dytë zyrtar i Koresë së Veriut gjatë paradës kombëtare të Phenianit. Televizioni shtetëror ka shfaqur mijëra ushtarë në marshim dhe në “sfilatë” të shoqëruar me raketat ndërkombëtare KN-08 dhe KN-14, të transportuara në kamionë.
Choe, pastaj ka kritikuar presidentin amerikan për “krijimin e një situate lufte” në gadishullin korean me dërgimin e mjeteve ushtarake strategjike. I pranishëm në paradë ishte edhe Kim Jong-un. Lideri 30-vjeçar, i cili e mori pushtetin në vitin 2011, gjithnjë ka mbështetur faktin se armët bërthamore janë themeli i strategjisë së tij për mbrojtjen kombëtare.
Parada celebron 105-vjetorin e lindjes së babait, themeluesi i shtetit komunist, Kim II-sung. Sipas analistëve ushtarakë, raketat koreanoveriore, mund të jenë në gjendje të godasin shënjestra deri në SHBA, edhe pse Koreja e Veriut nuk i ka testuar akoma.
Gjatë paradës, ishte e pranishme edhe raketa me rreze të mesme veprimi “Musudan”, që potencialisht mund të arrijë bazat ajrore amerikane në Guam, në Paqësorin perëndimor.
Televizioni shtetëror tregoi liderin Kim Jong-un, në veshje të zezë dhe këmishë të bardhë, duke dalë nga një limuzinë e zezë dhe duke ecur mbi tapetin e kuq drejt podit ku asistoi paradën së bashku me funksionarë qeveritarë të nivelit të lartë.
KOHA JONË SONDAZH

