Koreja e Veriut, Kim Jong-un miraton prodhimin në masë të raketës KN-15
Lideri koreanoverior Kim Jong-un ka aprovuar prodhimin në shkallë të gjerë të raketave të reja me rreze të mesme-të gjatë të quajtur Pukguksong-2 (KN-15).
Drita e gjelbër vjen pas konfirmimit të testit të pretenduar si një “sukses i madh”. Sipas agjencisë KCNA, Kim shprehu “kënaqësi të madhe për një armë strategjike”.
Qëllimi i nisjes ishte “verifikimi i të gjithë treguesve teknike dhe shqyrtimi në detaje i përshtatshmërisë nën kushte të ndryshme luftimi para caktimit për njësitë ushtarake për veprim”.
KOHA JONË SONDAZH

