Koreja Jugore konfirmon lëshimin e një rakete nga Koreja Veriore
Agjencia e lajmeve “Yonhap” raporton lajmin se Koreja e Veriut ka lëshuar një objekt të paidentifikuar në Detin e Japonisë, ka thënë ushtria e Koresë së Jugut, shkruan DailyMail
Zyra e përbashkët e Shefave të Shtabit në Korenë e Jugut ka thënë se po e analizojnë objektin por nuk pranoi të thoshte se ishte një raketë balistike.
Agjencia e lajmeve Yonhap, megjithatë ka pohuar se ky objekt mund të jetë një raketë.Ajo u ul në brigjet lindore të provincës Kanwog të Koresë së Jugut, shtoi ushtria, shkruan DailyMail. Koreja e Veriut ka kryer dy teste bërthamore dhe dhjetëra teste të raketave që nga fillimi i vitit të kaluar, duke sfiduar kështu fuqitë botërore dhe duke rritur frikën e një konflikti shkatërrues që mund të shpërthejë në Azinë Lindore.
KOHA JONË SONDAZH

