Koronabond, Editoriali i Die Welt: Mafia italiane pret t’i vijnë paratë e BE

Editorili i publikuar në të përditshmen gjermane “Die Welt” ka shkaktuar një debat të fortë mediatik e publik në Itali e reagimin e ministrit të jashtëm Luigi Di Maio.

Nën titullin “Zonja Merkel qëndro e palëkundur“, editoriali i së përditshmes gjermane përballon temën e koronabond duke kërkuar që disa vende të kontrollhen nga Bashkimi Europian.

“E natyrshme, shkruan Die Welt, që vendet e BE të ndihmohen reciprokisht në krizën e koronavirusit. Por si duhet të ndihmohen pa kontroll? Pa limit? Në Itali mafia nuk pret gjë tjetër vetëm një rrjedhje të re parash nga Brukseli”.

Artikulli i të përditshmes gjermane vjen në ditën kur ministrat e financës së Eurogrupit janë mbledhur për të marrë vendime mbi masat ekonomike të BE për përballimin e emergjencës sanitare.

“Soldiariteteti është një karakteristikë europiane e rëndësishme, shrkuar media gjermane, por po aq thelbësore është sovranizmi kombëtar e përgjegjësia e politikës kombëtare ndaj zgjedhësve të tyre. Roma e Parisi janë në favor të koronabond, pra të ndarjes së borxhit gjë që do shkaktoj një humbje gjingade e miliardare të kontribuesve gjermanë”.

“Die Ëelt” i kërkon kancelares gjermane të qëndroj e fortë e të mos pranoj propozimet e Italisë.”Duhet të jetë e qartë, thotë editoriale se ndihma financiare për Italinë, ku mafia është një ent i shpërndarë në të gjithë territorin e që nuk pret gjë tjetër vecse një lumë parash nga Brukseli”.

Ndaj këtij artikulli ka reaguar ministri i jashtëm italain Luigi Di maio i cili e ka konsideruar “të turpshëm e të pa pranueshëm e se qeveria gjermane duhet të distancohet nga kjo media.”

SHKARKO APP