Koronavirus, dhimbje në web për imazhet e arkivoleve në Bergamo

Intervento dell'esercito al cimitero monumentale di Bergamo per smaltire le bare dei deceduti di coronavirus in altro forno crematorio, 18 marzo 2020. ANSA/FILIPPO VENEZIA

Kanë shkaktuar dhimbje dhe trishtim në web pamjet e kamionëve ushtarak që nga Bergamo çojnë trupat e viktimave me koronavirus në provinca të tjera për tu varrosur, pasi në varrezat bergamaski nuk ka më vend.

‘Fotot e kamionëve të ushtrisë që heqin nga Bergamo trupat e pa jetë të shkaktuar nga virusi vdekjeprurës, janë nga fotot më të trishtuara të vendit tonë. Jemi italian dhe është pikërisht që në momente si ky të nxjerrin jashtë më të mirën tonë, do ja dalim dhe do ta bëjmë edhe për ta. Të gjithë së bashku’, shkruan Orazio në Twitter. Një tjetër shkruan: Bergamo ime këtë natë nuk kam më fjalë, nuk kam më forcë, nuk kam më asnjë fjalë: ‘Do të shkojë gjithçka mirë’, këtë natë vetëm kam qarë nga dhimbja.

‘Bergamo ime- shkruan një tjetër përdorues në Twitter- Sa shumë trishtim dhe në këtë natë shpirti im ulëret nga dhimbja’. ‘Kjo është një foto lufte. Ushtria që merr arkivolet e tepërta në varrezat monumentale të Bergamos’, komenton me dhimbje një tjetër përdorues.

Numri i vdekjeve në Itali dhe veçanërisht në Bergamo dhe Lombardi është shumë i madh. Vetëm në 24 orët e fundit numri i të vdekurve ka shkuar në 427 duke e ecuar numrin e përgjithshëm në 3405 viktima.

SHKARKO APP