Koronavirusi, 10 këshillat e Ministrisë së Shëndetësisë Italiane

Për sa kohë duhet t’i lajmë duart? Cila është largësia që duhet të kemi nga njerëzit e sëmurë që kolliten? Keni nevojë për maskë? Çfarë duhet të bëni dhe çfarë të mos bëni për të zvogëluar rrezikun e infeksionit. Një seri sugjerimesh të zhvilluara nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, Instituti i Lartë i Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetit.

– Lani duart për të paktën 20 sekonda me ujë dhe sapun ose me dezifektantë me bazë alkoli 60%

– Evitoni kontaktet e afërta. Mbani distancë të paktën 1 metër nga personat që kolliten apo kanë ethe dhe temperaturë

Swiss Digital Desktop Reklama

– Mos prekni sytë, gojën dhe hundën me duar. Duart mund të kenë prekur sipërfaqe të kontaminuara nga koronavirusi

Swiss Digital Mobile Reklama

– Tështini brenda të thelluarës së bërrylit

– Mos përdorni pa këshillën e mjekut antibiotikë apo antiviral. Antibiotikët nuk kanë efekt kundër viruseve por vetëm kundër baktereve

– Pastroni sipërfaqet që kontaktoni me dezifektant

– Përdorni maskë vetëm sipas këshillave të OBSH, vetëm kur jeni të infektuar apo kur kujdeseni për një person të sëmurë

– Mallrat e ardhura nga Kina nuk iu rrezikojnë nga infeksioni sepse virusi nuk mbijeton gjatë në sipërfaqe

– Personat që kanë ardhur nga Kina apo kanë patur kontakte me njerëz të kthyer nga Kina dhe kanë shenja të infeksionit si temperaturë e lartë, kollë dhe ethe duhet të telefonojnë në numrin e urgjencës

– Qentë dhe macet nuk janë përhapës të koronavirusit por gjithsesi pas kontaktit me to duhet të lani duart me sapun apo dezifektant

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?