Koronavirusi/15 vdekje të tjera, shkon në 41 numri i viktimave

Virusi Kinez vijojnë të shqetësojnë botën. 15 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi në provincën Hubei, vendi edhe nga ku filloi përhapja e virusit, thanë autotitetet në një deklaratë.

Tashmë numri i viktimave ka shkuar në 41 ndërsa zyrtarisht të prekur nga ky virus vdekjeprurës janë 1287 persona në Kinë. Kjo vjen në momentin kur Kina bëhet gati për të festuar Vitin e Ri Hënor, e cila është një ndër festat më të rëndësishme.

Shumë aktivitete janë anulluar, ndërsa në Wuhan ka filluar puna për ndërtimin e një spitali të ri. Kujtojmë që virusi është përhapur edhe në Europë tashmë, ku në Francë janë shënuar 3 persona të infektuar me virusin kinez. Një rast ishte në Bordo ndërsa dy të tjerët në Paris. Një i prekur nga koronavirus është konfirmuar edhe në Australi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?