Koronavirusi, 150 mijë grekë do të vaksinohen në janar
Të paktën 150,000 qytetarë grekë pritet të vaksinohen në janar, sipas zëdhënësit të qeverisë Stelios Petsas, i cili njoftoi se 300 mijë doza të vaksinës së koronavirusit do të jenë në dispozicion në Greqi në muajin e parë të 2021.
Megjithatë, Petsas u bëri thirrje qytetarëve që të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë pushimeve në mënyrë që të mos ketë shtim të rasteve.
Duke folur në stacionin radiofonik “Parapolitika 90.1”, Petsas njoftoi masa më të ashpra në njësitë periferike ku rastet nuk ulen, ose bien ngadalë.
Lidhur me natën e ndërrimit të viteve, zëdhënësi i qeverisë vuri në dukje se çdo familje duhet të ketë një rreth të ngushtë me të cilin të festojë në mënyrë që të mos ketë përhapje të virusit në komunitet. Në fund, Petsas sqaroi se “në rezervat e posaçme ka 7.5 miliardë euro për të mbështetur të prekurit nga pandemia”.