Koronavirusi: 1500 raste në një ditë, Guvernatori i Lombardisë kërkon shtetrrethimin e rajonit
Dita e sotme ka shënuar rreth 1500 persona më shumë të infektuar në rajonin e Lombardisë. Lajmin e bëri të ditur guvernatori i saj Atilio Fontana duke informuar se i ka kërkuar Këshillit të Ministrave të mbyll gjithçka në këtë territor të paktën për 15 ditët e ardhshme.
Lombardia është rajoni më i prekur me numri më të lartë të viktimave e të personave nga koronavirusi në Itali, numër që çdo ditë shënon rritje shqetësuese.
Guvernatori i këtij rajoni me një letër të detajuar ka kërkuar mbylljen e të gjitha aktiviteteve tregtare me përjashtim të farmacive dhe dyqaneve ushqimore.
Mbylljen e restoranteve, pubeve, lokaleve, supermerkatave të mëdha, tregjeve e çdo dyqani shitjeje. Mbylljen e të gjitha hoteleve e të zyrave të shërbimeve publike. Mbylljen e mensave private publike e mbylljen e të gjitha aktiviteteve artizanale me përjashtim ato për shërbimet e emergjencës dhe urgjencës.
Pezullimin e të gjitha të praktikave administrative të sigurimeve shoqërore. E mbi bazën e masave që do aplikojë qeveria pas kërkesave të guvernatorit të Lombardisë do të modifikohet dhe shërbimi i transportit publik lokal. Një ditë më parë shifrat zyrtare në këtë rajon shënonin 5791 të infektuar . 466 prej të cilëve në repartin e reanimacionit.