Koronavirusi/ 5,438 viktima dhe 145,853 të infektuar në të gjithë botën
Koronavirusi ka shkaktuar 5,438 viktima dhe 145,853 të vdekur në të gjithë botën.
72,550 persona janë shëruar dhe kanë lënë spitalet.
Vendi më i prekur është edhe vendi nga ku filloi shpërthimi i koronavirusit, Kina me 3,189 të vdekur dhe 80,824 të infektuar. Megjithatë rastet e reja me koronavirus kanë ardhur duke u ulur.
Vendi i dytë më i prekur është Italia me 1,266 viktima dhe 17,660 të infektuar. Prej disa ditësh vendi është shpallur zonë e kuqe.
Vendi i tretë më i prekur është Irani me 514 të vdekur dhe 11,364 të infektuar.
Ndërkohë edhe Shqipëria është prekur nga koronavirusi ku deri më tani është regjistruar një viktimë dhe 33 të infektuar.