Koronavirusi, 65 viktima në 24 orë në Greqi

Greqia vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore helene deklarojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 65 persona, ndërsa janë konfirmuar 1,724 raste të reja me koronavirus. Po në harkun kohor të 24 orëve janë u shtruar në spitalet Covid edhe 456 pacientë të tjerë.

Numri i personave të infektuarve me COVID-19 në total në Greqi ka shkuar në  255,755, prej të cilëve kanë humbur jetën 7,945 persona. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 738, mosha e tyre mesatare është 68 vjeç.

SHKARKO APP