Koronavirusi, Banka Qendrore Europiane paketë masash, Lagarde apel qeverive: Mbështesni ekonomitë rrezikohet kolaps
Pas shpërthimit të pandmisë nga koronavirusi Banka Qëndrore Europiane ka marrë një paketë masash në mbështetje të ekonomisë dhe tregjeve financiare. Eurotaëer ka zgjedhur të furnizojë me likuiditet bankat qëndrore të vendeve anëtare të Eurozonës. BQE njoftoi gjithashtu një plan të përkohshëm të blerjes së pasurive prej 120 miliardë euro deri në fund të këtij viti.
Për të stimuluar kreditimin dhe ulur inflacionine lartë në ekonom BQE përdor lehtësimin sasior përmes blerjes së obligacioneve qeveritare në shkallë të gjerë nga bankat qendrore. Pas vendimit të këshillit mbikqyrës , Kreu i Bankës Qëndrore Europiane kristine lagarde u kërkoi qeverive të BE të mështesin ekonomitë e tyre. Ajo deklaroi se masat që banka qëndrore po ndërmerr duhet të përdoren në mbështetje të ekonomisë dhe jo për të rritur shpërndarjen e dividentit apo bonuset e menaxherëve. Banka qëndrore ka thënë Lagarde do të jetë vigjilente në përdorimin e këtyre masave.
Lagardë ka shprehur shqetësimin se koronavirusi mund të shkaktojë kolaps ekonomik njëlloj si kriza financiare e vitit 2008. Sipas Lagarde nëse nuk merren veprime në kohë, Europa do të rrezikonte një “skenar që do të kujtojë shumë prej nesh për Krizën e Madhe Financiare të 2008. Megjithatë BQE nuk mori vendim për të ulur normën bazë të euros duke e lënë atë në nivelin e mëparshëm Sidoqoftë, ajo paralajmëroi që masat e ndërmarra të politikës financiare do të funksionojnë vetëm nëse ato do kishin mbështetjene plotë nga qeveritë e BE-së.
Shefja e BQE përgëzoi veprimet e disa vendeve, por tha se duhet të bëhet më shumë. Sipas saj dëmi ka të ngjarë të përhapet në vendet e tjera dhe se pa veprime të guximshme, udhëheqësit po rrisin rrezikun e rënies së ekonomisë.