Koronavirusi/ Bankat italiane dhe angleze marrin masa për klientët e tyre. Lëshime te kreditë, shtyrje të afateve dhe kompensime

Klientët e hipotekave të NatWest dhe Royal Bank të Skocisë të prekur nga koronavirusi mund të shtyjnë shlyerjet e kredisë së tyre deri në tre muaj nëse janë në vështirësi financiare, është njoftuar sot.

RBS / NatWest tha se situatat e klientëve do të shikohen mbi bazën ‘rast pas rasti’ dhe opsione të ndryshme të mundshme do të përputhen me ta.

Konsumatorët e goditur nga koronavirus mund të aplikojnë gjithashtu për një kufi të përkohshëm të kartës së kreditit dhe mund të jenë në gjendje të mbyllin llogaritë e kursimeve fikse për të hyrë në para pa asnjë tarifë të mbylljes së hershme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu edhe disa banka angleze si Barclays dhe Santander kanë proprozuar masa për klientët e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto masa nga bankat skoceze vijnë pasi Italia – e cila tani është e tëra e izoluar- tha se pagesat e hipotekës do të pezullohen.

Pagesat për hipotekat do të pezullohen në të gjithë Italinë pas shpërthimit të koronavirusit, tha zëvendësministri i ekonomisë i vendit.

Lobi bankar i Italisë ABI ka thënë se huadhënësit që përfaqësojnë 90 përqind të totalit të aktiveve bankare do të ofrojnë moratoriume borxhe për firmat e vogla dhe familjet që merren me rezultatet ekonomike.

Lajmi vjen ndërsa Italia njoftoi se kishte dyfishuar shumën që planifikon të shpenzojë për të trajtuar shpërthimin e saj të koronavirusit në 6.5biliardë dhe po e rrit qëllimin e deficitit të këtij viti në 2.5 përqind të prodhimit kombëtar nga synimi aktual 2.2 përqind.

SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?