Koronavirusi bën mrekulli! Ndodhi incidenti në Itali, që për fat të mirë parandaloi një masakër të re

Pas çdo të keqeje, qëndron një e mirë, ky është rasti i shembjes së urës së Caprigliola-s në Itali, e cila falë bllokimit të lëvizjes nga pandemia Covid-19 nuk shkaktoi një tragjedi të mundshme.

Në momentin e shembjes së arteries të rëndësishme që lidh La Spezia-n dhe Massa-n po kalonte një furgon dhe për pasojë shoferi mbeti i plagosur lehtë. Shoferi i cili u plagos pas rrëzimit të urës në Albiano Magra u transportua në spital, ndërkohë që një tjetër shofer në një furgon, nga ana tjetër, shpëtoi i padëmtuar.

Ura në ditë të zakonshme ka një qarkullim mjetesh të konsiderueshme, por koronavirusi ka paralizuar lëvizjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?