Koronavirusi edhe në Angli, shënohet viktima e parë
Britania e Madhe ka regjistruar rastin e parë fatal si pasojë e koronavirusit. Sipas raportimeve të mediave angleze, që citojnë autoritetet, një pacient që ndodhej në gjendje të vështirë shëndetësore ka ndërruar jetën ndërsa është konfirmuar se ishte pozitiv për Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur Royal Berkshire NHS Trust. Një një deklaratë të lëshuar thuhet ”Me hidhërim konfirmojmë se një pacient i moshuar me probleme kritike shëndetësore ka ndërruar jetë. Pacienti kohëve të fundit është shtruar në spital për arsye që nuk lidheshin me koronavirusin por ditën e djeshme u konfirmua se ai kishte qenë i infektuar”.