Koronavirusi, Facebook merr vendim për lajmet dezinformuese

Facebook thotë se do të fillojë të heqë dezinformatat e publikuara në rrjetin social që lidhen me koronavirusin.

Masa vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetit shpalli një emergjencë globale shëndetësore.

Në një postim në blog, Shefi i Shëndetit në Facebook, Kang-Xing Jin tha që rrjeti social “do të heqë përmbajtjen me pretendime të rreme ose teori konspirative që janë vënë re nga organizatat kryesore globale të shëndetit dhe autoritetet lokale të shëndetit që mund të shkaktojnë dëm për njerëzit që i besojnë.”

Ai shtoi se Instagram gjithashtu do të ndalojë ose kufizojë hashtags dhe do të kryejë “spastrime proaktive” për të ndaluar përhapjen e përmbajtjeve dezinformuese për virusin.

Facebook nuk është platforma e parë e teknologjisë që filloi të ndërmarrë veprime për shkak të shpërthimit të lajmeve, Google dhe Twitter gjithashtu kanë ndërmarrë hapa konkret për të trajtuar dezinformatat në lidhje me të. Ndërsa YouTube po promovon video vetëm nga burime të besueshme.

Masa e fundit e Facebook për të kundërshtuar dezinformatat vjen pasi kompania përballet me një kontroll të rreptë rregullatorësh në të gjithë botën, një çështje që ka peshuar shumë në çmimin e aksioneve të kompanisë.

Firma humbi rreth 50 miliardë dollarë në vlerë të tregut këtë javë pasi raportoi një rritje të shpenzimeve në pjesën e azhurnimeve të intimitetit dhe sigurisë.

Lexoni edhe

SHKARKO APP