Koronavirusi/ Foshnja një muajsh diagnostikohet me virusin vdekjeprurës

Virusi vdekjeprurës në Kinë, ka vrarë më shumë se 400 njerëz deri më tani. Virusi ka prekur edhe foshnjet. Foshnja një muajshe e quajtur Jiang Moumou, doli pozitive pas analizave të kryera nëse është apo jo mbartës i koronavirus-it, tha në një deklaratë komisioni shëndetësor i provincës jugperëndimore të Kinës. Raportohet se foshnja është vendosur në izolim në Spitalin Popullor të Provincës Guizhou, ku dhe po merr mjekim të specializuar nga mjekët. Momentalisht gjendja e vogëlushes është e qëndrueshme, sipas autoriteteve. Kujtojmë që deri më tani virusi vdekjeprurës i merituar si Koronavirus ka prekur njerëz në më shumë se 20 vende të botës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?