Koronavirusi fut në recesion ekonominë më të madhe të Evropës

Gjermania është zhytur në recesion pasi pësoi tkurrjen e saj më të madhe tremujore, që nga kriza financiare e vitit 2009. Ekonomia më e madhe e Evropës u tkurr me 2.2% në tre muajt e parë të vitit 2020, pasi dyqanet dhe bizneset u mbyllën, në mes të marsit, për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Sidoqoftë, rënia nuk është aq e keqe sa në ekonomitë e tjera të mëdha evropiane siç janë Franca (5.8%) dhe Italia (4.7%). Kjo është pjesërisht për shkak të një vendimi të 16 landeve të Gjermanisë për të lejuar që fabrikat dhe punishtet e ndërtimit të qëndrojnë të hapura, dhe një pakete shpëtimi nga qeveria.

Ekonomistët presin një rënie më të thellë në tremujorin e dytë të vitit, pasi efektet e plota të izolimit do të jenë më të dukshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?