Koronavirusi “gjunjëzon” Maqedoninë e Veriut, regjistrohen 9 viktima dhe 193 raste pozitive në 24 orë

Koronavirusi ka gjunjëzuar Maqedoninë e Veriut, ku edhe gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar shifra të frikshme.

Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1391 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 193 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, ndërsa kanë ndërruar jetë edhe 9 pacientë me koronavirus, 5 viktima nga Shkupi, dy nga Kumanova, një nga Tetova dhe një nga Ohri.

-Shkup 140
-Kumanovë 2
-Dibër 1
-Shtip 6
-Tetovë 19
-Strugë 5
-Veles 2
-Ohër 11

-Gostivar 4
-Sveti Nikollë 1
-Resnje 2

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 46 pacientë të shëruar brenda 24 orëve.

-Shkup 35
-Kumanovë 1
-Shtip 6
-Tetovë 1
-Strugë 1
-Gostivar 1
-Vallandovë 1

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 4482, prej të cilëve 1803 janë shëruar kurse 210 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin tonë ka 2469 raste aktive me koronavirus. Gjithsej nga fillimi i pandemisë janë realizuar 44.82 testime për Covid-19.

SHKARKO APP