Koronavirusi i merr jetën një tjetër shqiptari në Itali
Koronavirusi i ka marrë jetën disa shqiptarëve në të gjithë botën, ku më së shumti në Itali. Së fundmi mësohet se një tjetër shqiptar ka ndërruar jetë nga Covid-19 në shtetin fqinj.
Ai është Naim Zenli 71-vjeç, banues në provincën e Grossetos në rajonin e Toskanës.
Zeneli ishte i shtruar në klinikën infektive në rajonin eToskanës që prej 16 Marsit.
Ai vuante edhe nga sëmundje të tjera. Kujtojmë se Italia ka shënuar një numër të lartë të prekurish dhe viktimash nga koronavirusi, por së fundmi ka shënuar rënie.