Koronavirusi i ri po përhapet me shpejtësi/ Ngrihet spital karantinë në Berlin, 20 persona të infektuar

Shërbimet shëndetësore gjermane kanë bërë karantinë në një spital të Berlinit, pasi 20 pacientë dhe anëtarët e stafit u testuan pozitivisht për variantin më ngjitës të koronavirusit të ri, i cili u identifikua për herë të parë në Britani.

Ky variant duket se po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.

Numri i njerëzve që po trajtohen ose punojnë në Spitalin Humboldt me variantin B117 mund të rritet më tej në ditët në vijim, tha një zëdhënëse e Vivantes, një kompani administrimi e spitalit publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Karantinë do të thotë që Spitali Humboldt nuk do të pranojë më pacientë të rinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të enjten, Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje qytetarëve të ndalojnë protestën ndaj procesit të ngadaltë të vaksinimit dhe në të njëjtën kohë mbrojnë vendimin për zgjatjen e masave kufizuese, duke shpjeguar se është e nevojshme të frenohet përhapja e vaksinës së re.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?