Koronavirusi/ Italia shpall Gjendjen e Emergjencës Kombëtare, bllokon 3 linja fluturimi
Këshilli i Ministrave në Itali ka shpallur ‘Gjendjen e Emergjencës Kombëtare’ për një periudhë gjashtë mujore, pas konstatimit të dy rasteve të para të të infektuarve nga koronavirusi
Kryeministri Conte ka njoftuar mbylljen e trafikut ajror nga Macao, Hong Kong dhe Taipei.
Ndërkohë dy rastet e para të personave të infektuar me koronavirus janë konfirmuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Kujtojmë se dje Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur ‘Emergjencë Globale të Shëndetit publik’, teksa numri i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në 213 kurse i të infektuarve rreth 10 000.