Koronavirusi kërcënon ekonominë – Fabrikat në Kinë do të qëndrojnë të mbyllura deri në mes të Shkurtit

Koronavirusi po kërcënon ndërprerje në sektorin e manifakturës në Kinë dhe zinxhirëve botëror të furnizimit, ndërkohë që përhapja e infeksionit ka detyruar kompanitë që të mbyllen. Sezoni i pushimeve në Kinë përfundoi këtë Javë, por autoritetet i kanë bërë thirrje bizneseve në shumë zona që të qëndrojnë të mbyllura për më gjatë, në përpjekje për të kontrolluar virusin.

Ndalimi i udhëtimit ka penguar gjithashtu miliona punëtorë emigrantë që të kthehen në fabrika. Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e emergjencës ndërkombëtare ndërkohë që vdekjet nga virusi arritën në 213 dhe numri i të infektuarve kaloi 9,000.   Në Suzhou, një nga qendrat më të mëdha të manifakturës në lindje të kinës, kompanive i është bërë thirrje që të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri më 8 Shkurt.

Në Shangai është bërë e njëjta thirrje, ndërsa në Donguang, qendrën e manifakturës në jug të vendit,  fabrikat do të hapen më 10 Shkurt. Rreziku i një goditjeje tek aktiviteti i bizneseve dhe konsumit, bëri që qeveria kineze të projektojë një rritje me 5%, nga 6.1% në 2019-n. Gjatë epidemisë SARS në vitin 2003, rritja ekonomike humbi 2%, por u rimëkëmb shpejtë ndërsa virusi u mposht.

SHKARKO APP