Koronavirusi, Kina akuzon Shtetet e Bashkuara për përhapjen e panikut dhe frikës
Qeveria kineze ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për shkaktimin e panikut dhe përhapjen e frikës.
Sipas Pekinit zyrtar, paniku dhe frika janë shtuar pas vendimit të SHBA për të shpallur emergjencë kombëtare të shëndetit publik dhe për ndalimin e hyrjes për shtetasve të huaj që kanë vizituar Kinën në dy javët e fundit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying, tha se “Janë pikërisht vende të zhvilluara si Shtetet e Bashkuara, me aftësi të forta parandaluese të epidemisë që kanë vendosur kufizime të tepërta në kundërshtim me rekomandimet e OBSH”.
Më 23 janar, Shtetet e Bashkuara urdhëruan largimin e të gjithë personelit jo të domosdoshëm amerikan dhe anëtarëve të familjes së tyre nga Wuhan.
Më 30 janar, Organizata Botërore e Shëndetit shpalli një emergjencë globale shëndetësore për virusin e ri.