Koronavirusi, Konte: Nuk është koha për polemika, situata mund të përballohet
Kryeministri i Italisë Xhuzepe Konte pati ditën e sotme mbledhjen e rradhës me Mbrotjen Civile për të diskutuar rreth situatës alarmante nga koronavirusi.
Ai ka deklaruar se nuk është momenti për të bërë polemika, dhe se me qeveritarët do të bjerë dakord për veprimet e ardhshme për të ndalur përhapjen e koronavirusit.
Ne do të propozojmë një protokoll të vetëm për të gjitha rajonet. Po e monitorojmë situatën me shumë vëmendje, tha ndër të tjera Konte.
Kryeministri theksoi se duhet të shmangim dramatizimin ose alarmizmin, dhe se duhet të vepruar për të përmirësuar situatë aktuale në të cilën ndodhet Italia, shkruan tgcom24.
“Ne nuk duhet të mendojmë se është një katastrofë që nuk mund të përballohet, ne do të marrim të gjitha masat e duhura dhe proporcionale për përballimin e situatës,” vazhdoi ai.
Në lidhje me urgjencën ekonomike, Konte tha: “Ne do të përgatitemi për të reaguar edhe në emergjencën ekonomike. Duke bërë një sistem, ne do të ofrojmë një përgjigje të jashtëzakonshme”.
Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza tha më pas: “Kriza e shkaktuar nga koronavirusi është një sfidë për të gjithë. Vendi është i bashkuar. Kërkohet bashkëpunim maksimal institucional”.