Koronavirusi mbërrin edhe në Irlandë. Konfirmohet rasti i parë, nis kërkimi i personave që kanë udhëtuar me të

Është konfirmuar rasti i parë i Koronavirusit edhe në Irlandën e Veriut. Shteti ka nisur kërkimin e të gjithë personave që kishin qenë në kontakt të ngushtë gruan e infektuar, thanë zyrtarët.

Gruaja ishte në Itali këtë javë dhe nga aeroporti i Dublinit udhëtoi për në Irlandën Veriore.

Zyrtarët shëndetësorë në të dy anët e kufirit irlandez kanë nisur gjurmimin e pasagjerëve që kanë qenë afër saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjencia e Shëndetit Publik (PHA) tha se 93 teste të koronavirusit janë bërë në Irlandën Veriore dhe 92 ishin negative.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?