Koronavirusi “mbërthen” qeverinë iraniane, 23 deputetët të infektuar
Numri i vdekjeve të koronavirusit në Iran ka arritur në 77 ndërsa 23 deputetë janë testuar pozitivë. Një total prej 2.336 rastesh të koronavirusit janë konfirmuar, thanë të martën autoritetet shëndetësore iraniane.
Zëvendësministrja e shëndetësisë Alireza Raisi u tha mediave shtetërore se kishte pasur 835 raste të reja dhe 11 persona të tjerë kishin vdekur në 24 orët e kaluara.
Irani ka numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi jashtë Kinës, nga ku filloi sëmundja. Numri i vërtetë i vdekjeve në Republikën Islamike mendohet të jetë shumë më i lartë. Por udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se ishin transparentë me shifrat.
Figura të larta politike kanë qenë ndër viktimat e virusit. Njëzet e tre deputetë të Parlamentit raportohet se janë testuar pozitivë. Ndërsa të hënën u njoftua se një zyrtar i afërt me liderin suprem kishte vdekur nga sëmundja.
Kreu i shërbimeve mjekësore urgjente të Iranit, Pirhossein Kolivand, është infektuar po ashtu.