Koronavirusi mund të jetë në mesin tonë për një kohë të gjatë
Koronavirusi mund të mbetet mes nesh për një kohë të gjatë. Përpjekjet për izolimin e Covid-19 nuk e kanë frenuar dot përhapjen e tij. OBSH nuk flet për pandemi por paralajmëron ndërkohë që të gjithë vendet të përgatiten për prekje të mundshme.
Në botë ka pasur shpërthime të shumta virale gjatë dy dekadave të fundit: Sarsi, Mersi, Zika, Ebola janë të gjitha sëmundje që kanë shkaktuar infektime masive e viktima. Deri më tani, vetëm përpjekjet për një vaksinë të Ebolës kanë rezultuar të suksesshme, dhe ajo u miratua vitin e kaluar.
Përse për të tjerat jo? Vaksinat për epidemitë duhet të kapërcejnë të njëjtat pengesa shkencore dhe rregulla si trajtimet e tjera premtuese, por ato gjithashtu vuajnë nga një mungesë interesi gati-totale në tregjet që drejtojnë biznesin farmaceutik, shkruan “The Guardian”.
Vetëm një grup kompanish të rëndësishme kanë aftësinë për të zhvilluar dhe prodhuar një vaksinë nga fillimi në fund; kjo për shkak të kostove dhe të afateve të zgjatura kohore, ndërsa pjesërisht i detyrohet edhe faktit që këto sipërmarrje i kanë konsoliduar patentat e tyre në procesin e prodhimit.