Koronavirusi/ Ndalohen martesat në provincën Hubei në Kinë

Provinca e Hubeit që ndodhet në Wuhan, epiqendrën e koronavirusit, ka ndaluar të gjitha martesat deri në një njoftim të mëtejshëm.

Ndalimi i martesave do të fillojë më datë 3 shkurt për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës, për të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe për të ruajtur interesat publike, njoftuan autoritetet e provincës.

Kjo është vetëm një nga masat e shumta që mund të ndërrmerren në këtë provincë. Në një qytet afer Wuhanit, çdo familje lejohet që vetëm një anëtar të dalë nga shtëpia dhe të blejë sende ushqimore çdo ditë tjetër.
Rreth 60 milion njerëz, kryesisht në Hubei, ndodhen nën izolim të pjesshëm ose të plotë.
Kjo nënkupton lëvizje të kufizuar brenda ose jashtë qyteteve dhe qyteteve, rrugë të mbyllura dhe transport të pezulluar publik.

SHKARKO APP